Donald Tusk uron për marrëveshjen e Prespës, madje në maqedonisht: Zoran, Aleksis – Bravo !

Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk uroi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, madje në gjuhën maqedone

Marketing

Tusk uroi kryeministrat e dy vendeve, Zaev dhe Cipras duke thënë se ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre personale për të mirën e përgjithshme.

“Ata kishin imagjinatë, ndërmorën rrezik, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë interesat e tyre personale për të mirën e përgjithshme. Zoran, Aleksis – Bravo! Misioni i pamundur u përmbush”, ka shkruar Tusk.