Prokurorët e Prokurorisë Speciale Gavrill Bubevski dhe Fatime Fetai kanë paralajmëruar padi ndaj avokatit Mefail Arsllani. Bubevski për kërcënimet ndaj tij, ndërsa Fetai për shpifje dhe ofendime. Për kërcënimet ndaj Bubevskit, Fetai është shprehur e gatshme të jep deklaratë edhe para prokurorit, në raste se do të jetë e thirrur.
“Lidhur me “demantin” e avokatit Mefail Arsllani në të cilin përmes një fjalori diskutabil paraqet ofendime ndaj meje, theksoj se unë plotësisht qëndroj pas asaj që e thash gjatë ditës së djeshme.Pas kërkesës së prokurorit Gavrill Bubevski kamë dhënë dhe deklaratë për ngjarjen, që ai të mund të ngrejë padinë të cilën dëshiron ta parashtroj. Një deklaratë të tillë do ta jap edhe para prokurorit, në rast se do të merrem në pyetje. Në fakt për gjithë rastin ekziston edhe një dëshmitarë i cili e jep deklaratën e njëjtë”, thotë Fetai, duke shtuar se ngjarja ka ndodhur në parkingun e Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, në pjesën e parë të nëntorit të viti të kaluar.
“Sikur të kisha dashur mbulim mediatik, siç thekson avokati Arsllani, do ti njoftoja mediet menjëherë. Megjithatë, për shkak se në atë moment nuk isha e sigurt se në çfarë gjendje psikike i thotë kërcënimet (afekt, dëshpërim dhe ngjashëm), vlerësova se nuk është e nevojshme të reagoj, për të mos shkaktuar pasoja ndaj karrierës së tij. Qëndrim të njëjtë kishte edhe prokurori Bubevski, i cili për këto shkaqe edhe nuk e denoncoj rastin në atë moment. Megjithatë duke pas parasysh sjelljen e avokatit pas kësaj ngjarje, prokurori Bubevski vlerësoi se duhet ta denoncoj rastin”, tha Fetai duke nënvizuar se pas vërtetimit dhe zbardhjen e plot të rastit për të cilin do të ngritët padi dhe përgjegjësi penale, kundër avokatit Mefail Arsllanit do të inicioj procedurë për shpifje dhe ofendime.