Socialdemokratët evropianë kërkojnë fillim të bisedimeve me Maqedoninë në qershor

Socialdemokratët evropianë janë partia e parë politikë evropiane që u prononcua pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Greqi.

Marketing

Shefi i socialdemokratëve në Parlamentin Evropian “Udo Balman i dëshiroi “mirëseardhje Maqedonisë së Veriut”.
“Suksesi i sotëm është dëshmi se forcat progresive politike janë të afta të zgjidhin konteste shumëvjeçare dhe të bëjnë kompromise të rënda që konservatorët dhe nacionalistët nuk kanë mundur tre dekada.

Bulman i uroi personalisht dy kryeministrave për marrëveshjen historike.

“Kërkoj nga vendet anëtare të dëshmojnë se ata që bëjnë kompromise të vështira shpërblehen dhe ta ftojnë Shkupin të fillojë bisedime për anëtarësim me BE-në në qershor të vitit 2019.