Ministri i Arismit, Arbër Ademi pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek thotë se rrugëtimi drejt integrimit në NATO dhe BE nuk ka të ndalur, përcjell TS.
“Me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin grek, tani më rrugëtimi jonë drejt integrimit në NATO dhe BE nuk ka të ndalur.
Urime qytetarëve të të dy vendeve, të cilët i pret një e ardhme me fqinjësi të mirë dhe me perspektivë europiane” ka shkruar Ademi
Ndryshe sot Kuvendi i Greqisë me 153 vota “për”, 146 vota “kundër” dhe 1 votë “Të përmbajtur” ka ratifikuar marrëveshjen me të cilën Maqedonisë i ndërrohet emri i shtetit në: Maqedonia e Veriut.