Ligji për tregti në Tregjet e Gjelbra shtyhet për një vit

Ligji për tregti në Tregjet e Gjelbra shtyhet për një vit. Shumica parlamentare votoi për shtyrje, edhe pse opozita këmbëngulte shfuqizimin e plotë të ligjit. Tani parashikohet që në debate publike me të gjitha palët e interesuara të hartohet një propozim-ligj i ri.

Marketing

Tregtarët mbeten në qëndrimin se ata nuk duan të nxjerrin licenca dhe kërkojnë që pensionistët të mund të shesin në tregjet e gjelbra. Tregtarët sot me shkrim kërkuan takim me kryeministrin Zoran Zaev. Nga Qeveria njoftuan se kërkesa është dërguar arkivit dhe do t’i dorëzohet Kryeministrit. Por nëse dhe kur do të thirren në takim tregtarët, tani për tani nuk dihet.

Me Ligjin dëmtues të LSDM-së vendosen gjoba prej 1.500 deri 2.000 euro dhe largohen pensionistët dhe honoraristët nga tregjet e gjelbra. Ligjin që e solli LSDM-ja do t’i godasë drejtpërdrejt të paktën 20.000 qytetarë që sigurojnë ekzistencën duke shitur në tregjet e gjelbra”- tha Lupço Dimovski nga PSM-ja.

Është koha që ky problem të zgjidhet. Mendojmë se me shtyrjen për një vjet, të gjithë palët e interesuara të ulen në një tavolinë të përbashkët dhe të gjendet një zgjidhje reale që do të thotë shkatërrimin e ekonomisë gri dhe mbrojtjen e interesave të të gjithëve”- pohoi Kostadin Acevski nga LSDM-ja dhe koalicioni.