Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim pune me Drejtorin e Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian (DGNEAR), Kristijan Danielson.
“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës hapi rrugën, kurse implementimi i reformave të Planit 18, do të na dërgojë deri në fillimin e negociatave” – theksoi Osmani në takim, duke shprehur kënaqësi nga dinamika e deritanishme gjatë realizimit të Planit, si dhe përkushtimi i ministrive kyçe të cilët i bënë reformat.
“Kemi progres në të gjitha fushat: ndarje në përgjithësi të agjencisë për ndjekjen e komunikimeve nga shërbimet e sigurisë; progres në miratimin e Ligjeve kyçe nga gjyqësori; Ligj i ri për Komisionin për parandalimin e korrupsionit; dhe gjithashtu progres ka edhe në zbatimin e strategjisë së profesionalizimit dhe depolitizimit të administratës” – theksoi Osmani, duke potencuar edhe në kualitetin e reformave të përgatitura, implementimi i të cilëve i tejkalon gjitha filtrat gjithëpërfshirës të sektorit civil, konsultime me opozitën, si dhe kontrollim me trupat e Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venedikut, GREKO, etj.
Osmani dhe Danielson shkëmbyen mendime edhe për pritjet e Komisionit Evropian në prag të Raportit të vendit, që do të paraqet matës themelor për përgatitjen e vendit, dhe parametër kryesor për të cilën presim konfirmim të vendimit për fillimin e negociatave në samitet e qershorit të Bashkimit Evropian.