Pritja e gjatë e incizimeve nga kamerat e sigurisë nga pikat kufitare të Shqipërisë ka qenë e kotë. Prokurori publik Lubomir Joveski, sot tha se nuk është vepruar në lidhje me kërkesën për ndihmë juridike ndërkombëtare nga shërbimet e sigurisë së Shqipërisë dhe se në këtë moment incizimet nga kamerat e sigurisë në lidhje me arratisjen e të dënuarit ish kryeministrit Gruevski, nuk janë siguruarn nga Shqipëria, njofton Portalb.mk.
Në pyetjen nëse Policia Kufitare e Shqipërisë dhe Prokuroria e kanë refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Maqedonisë në lidhje me incizimet Joveski tha: “Ka disa arsyetime nga pala shqiptare, por kryesisht është që ka pasur numër të madh të materialit të incizuar dhe se sistemi i tyre nuk ka mundur t’i ruaj incizimet gjatë kohë”.
Në pyetjen nëse shërbimet shqiptare i kanë fshirë ato incizime, Joveski tha se përgjigja nuk u është dhënë se i kanë fshirë, por se pajisja në mënyrë automatike ashtu punon. Për incizimet e këtueshme nga lëvizja e Gruevskit ai nuk tha nëse Prokuroria disponon me incizim nga Gruevski ose jo, por vetëm se të gjitha materialet e marra Prokuroria po i analizon. Ai shtoi se ndihma ndërkombëtare është operacion kompleks i cili realizohet nëpërmjet kushteve të veçanta dhe se Prokuroria e Maqedonisë ka bërë gjithçka sipas procedurës, por rezultati është ai.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pak pas arratisjes së Gruevskit tha se janë kontrolluar të gjitha incizimet nëpër pikat kufitare, veçmas drejt Shqipërisë, dhe se nuk ka incizim në të cilin shihet se si ai e kalon kufirin dhe se nuk ka kurrfarë dyshimi se shërbimet kufitare të Maqedonisë janë të përzier në arratisjen e tij drejt Shqipërisë. Se Gruevski është arratisur nga Shqipëria e ka konfirmuar Mali i Zi, vend i cili vetëm për dy javë nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, Prokurorisë së Maqedonisë i ka dorëzuar incizime nga kamerat e pikave të tyre kufitare prej të cilave shihet qartë se si Gruevski ka hyrë nga Shqipëria dhe si ka dalë nga Mali i Zi në Serbi me letërnjoftim, deri në destinacionin e fundit – Hungari.
Gruevski më 20 nëntor të vitit 2018 nëpërmjet një letre të gjatë shpjegoi se si ka arritur të fitojë azil nga autoritetet hungareze. Më 13 nëntor, Gruevski u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro. Gruevski, edhe pse s’ka pasur pasaportë ai në Hungari ka arritur nga Shqipëria, ku me ndihmën e diplomatëve hungarez ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe në fund në shtetin me të cilin udhëheq konservatori dhe miku i tij, Viktor Orban. Sipas hetimit të deritanishëm nga Prokuroria, Gruevski e ka lëshuar Maqedoninë në mënyrë ilegale.