Shkarkohet nga posti kryetarja e Këshillit të Çairit

Sot në seancën e 18-të të Këshillit të Komunës së Çairit me kërkesë të këshilltarëve të BDI-së dhe LSDM-së është shkarkuar nga posti kryetarja e Këshillit të Komunës së Çairit, Xhemile Memedi, shkruan Gazeta Lajm.

Marketing

“Të nderuar banorë të Çairit!
Sot në seancën e 18-të të Këshillit të Komunës së Çairit me kërkesë të këshilltarëve të BDI-së dhe LSDM-së shkarkohem nga posti,
Kryetare e Këshillit të Komunës së Çairit.

Kisha nderin të ju shërbej!”, ka njoftuar vetë kryetarja e deritanishme, Xhemile Memedi. Ajo ishte nga radhët e Lëvizjes BESA, me kryetar Bilall Kasami. Në komunikim me qytetarët, Memedi ka thënë se është shkarkuar për shkak se nuk u ka pëlqyer mënyra e saj e punës. Tani për tani nuk dihet kush do të jetë kryetar i ri i Këshillit të komunës Çair