Momenti pozitiv që është krijuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës duhet të mbahet dhe të ruhet. Fokusi duhet të drejtohet në reformat në vigjilje të qershorit kur Këshilli i BE-së do të vendosë për hapjen e negociatave inkuadruese. Zgjedhjet e parakohshme do ta marrin fokusin dhe energjinë e nevojshme, porositi Kristijan Danielson, drejtor i Drejtorisë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, në konferencën e sotme për shtyp në Info Qendrën e BE-së.
Theksoi se kjo është potencuar edhe në konkluzionet e Këshillit të BE-së vitin e kaluar që i vendosi rrugën për fillimin e negociatave inkuadruese.
“Fokusi duhet të jetë dërgimin e rezultateve. Atje duhet të drejtohen përpjekjet. Besojmë se zgjedhjet e parakohshme do ta marrin fokusin dhe nuk do të kemi mundësi ta jepni energjinë e nevojshme me qëllim të adresohen çështjet e tjera të hapura. Këtu flasim për reformat në gjyqësi, luftën me korrupsionin dhe krimin e organizuar, reformën në shërbimet e sigurisë dhe funksionimin e administratës publike”, theksoi Danielson.
Theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për legjislacionin, por duhet të shihet edhe implementimi gjegjësisht zbatimi i ligjeve.
Danielson theksoi se këtë porosi ua ka transmetuar bashkëbiseduesve të tij gjatë qëndrimit dyditor në Shkup dhe se kanë të bëjnë edhe me shumicën qeveritare dhe me opozitën.