EVN poligon për trajnim të elektro-montuesve dhe elektro-teknikëve të rinj

EVN filloi ndërtimin e poligonit për trajnim të elektro-montuesve dhe elektriçistëve të rinj të shkollës elektro-teknike „Mihajllo Pupin“ në Shkup. Me anë të këtij poligoni kompletohen mjetet e punës për nxënësit e EVN klasës së formuar nëpërmjet projektit „20-20-20“.

Marketing

Përmes punës në poligon dhe në EVN kabinet, të rinjtë kanë mundësi të edukohen, realizojnë punë praktike dhe të trajnohen sipas standardeve evropiane. Të gjithë komponentet e poligonit dhe mjetet si dhe pjesët energjetike të kabinetit janë të njejta me ato që i shfrytëzojnë punonjësit e EVN gjatë punës së përditshme në terren.

Në fillimin e aktiviteteve të ndërtimit të poligonit, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, profesorë dhe nxënës të EVN klasës.
Falënderim drejtuar shkollës elektro-teknike dhe EVN-së e cila e filloi këtë projekt dhe e plotëson për çdo vit, shprehu edhe z. Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

„Ky poligon do të mundësojë zhvillim të papenguar të kuadrove të elektriçistëve dhe inxhinierëve të sistemeve energjetike. Angazhimi ynë është që ky lloj edukimi në shkollat e mesme në Shkup të shndërrohet në praktikë dhe në këtë mënyrë të mundësojmë që fëmijët pas përfundimit të shkollimit të jenë shumë të vlerësuar në tregun e punës dhe që ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre në vendin e tyre”, tha Shilegov.

Për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Arbër Ademi, EVN është partner strategjik i ministrisë, në krijimin e risive në arsim dhe poashtu është kompania e parë e cila e filloi procesin e arsimimit dual.

„Qëllimi kryesor i ministrisë është që sa më shumë të implementohet procesi i arsimimit të dyfishtë i cili filloi pikërisht me EVN Maqedoni. Me anë të kësaj do të kemi kuadro që do t’i kënaqë nevojat e tregut të punës. Jemi në proces të modernizimit të të gjithë planeve dhe programeve, duke patur parasysh kërkesat e bashkësisë së biznesit“ tha Ademi.

Nxënësit e EVN klasës pranë SHMET „Mihajllo Pupin“ do të fitojnë njohuri që do të u shërbejë në jetë, deklaroi z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

„Sistemi ynë përbëhet nga tre hapa. Në hapin e parë, nxënësit duhet që në kabinet të mësojnë teorinë dhe të mësojnë lidhur me sigurinë në punë. Në hapin e dytë, ata do ta praktikojnë atë që e kanë mësuar, prandaj edhe e ndërtojmë këtë poligon trajnimi. Në pjesën e fundit, nxënësit do të punojnë në terren dhe do ta ndjejnë punën reale së bashku me elektro-montuesit tonë me përvojë“ deklaroi Peter.

„Pas përfundimit të shkollimit, nxënësit do të kenë mundësi të punësohen në EVN ose në ndonjë kompani tjetër energjetike dhe do të fitojnë paga, ndërsa me këtë hapim mundësi që fëmijët ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre në vendin e tyre. I inkurajojmë edhe komunat e tjera dhe shkollat e tjera ta ndjekin këtë shembull. Vetëm një projekt nuk është i mjaftueshëm, është e nevojshmë të gjithë të përfshihemi në këtë proces. Kemi shumë fëmijë dhe duhet t’i mbajmë këtu.“ deklaroi Peter.

Drejtori i SHMET „Mihajllo Pupin“, prof. Dimitar Gjorgjiev shprehu shpresë se projekti „20-20-20“ i EVN do të stimulojë edhe kompanitë e tjera që ta mbështesin procesin arsimor. „Në Qendrën Elektro-teknike veçmë janë duke u formuar edhe kabinete të tjera sipas shembullit të EVN“, tha Gjorgjiev.

EVN ishte kompania e parë në vend e cila e mbështeti arsimimin e dyfishtë, me projekte përmes së cilave do të formohen kuadro të specializuara që menjëherë do të mund të punojnë në kompanitë. Nëpërmjet projektit „20-20-20“, EVN duke filluar nga viti 2020 do të punësojë 20 persona të rinj profesionistë me pagë më të lartë se 20 000 denarë, menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm.