Drejtori i Fondit pensional Zeneli: Fondi të mos jetë temë e politikave ditore

Drejtori i Fondit pensional Shaip Zeneli ka thënë se intenca e tij që nga marrja e detyrës të drejtorit, ka qenë që Fondi të mos jetë temë e politikave ditore. Ai shton se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha organet relevante në vend dhe e gjithë kjo të pastrohet, njofton MEDIAL.mk.

Marketing

MEDIAL.mk: Çdoherë para zgjedhjeve aktivizohet çështja me Fondin. Çka nëse del se është problem teknik dhe jo problem tek drejtoria, administrata…Kush do të bart përgjegjësi në këtë rast?

“Që nga ardhja ime si drejtor në Fondin pensional, intenca ime ka qenë dhe do të jetë që Fondi të mos jetë temë e politikave ditore. Shpresoj të jem i bindur se kjo nuk është për politika ditore, spin të mediave apo diçka tjetër. Jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha organet relevante në vend dhe e gjithë kjo të pastrohet. Nëse në fund nuk ka përgjegjësi, dikush të bart përgjegjësi për këtë amulli”, ka thënë drejtori Zeneli.