Janeva për Vangellovskin: Nuk kam besim në atë person, habitem se si deri tani nuk dha dorëheqje

Prokurorja Speciale, Katica Janeva në një intervistë për 1TV ka folur edhe për kryetarin e Gjykatës Supreme, Jove Vangellovski, për të cilin ka thëne se nuk ka besim dhe nuk e di se pse deri tani ai nuk është dorëhequr nga ky post.

Marketing

“Nuk kam besim në atë person që është në krye të Gjykatës Supreme. Nuk e respektoj si profesionist dhe gjykatës, iu shmangem takimeve me te”, ka deklaruar Janeva.

Për Vangellovskin ajo ka shtuar se zëri i tij është dëgjuar në një pjesë të “bombave” dhe se në ato biseda të cilat i posedon PSP-ja, vërtetohet ndikimi politik ndaj tij.