Shtetasi i Maqedonisë lëndohet në një aksident në Bullgari

Një 26-vjeçar nga Maqedonia është lënduar në aksidentin që ndodhi në mesnatë rreth orës 01:30, në autostradën E79 në afërsi të qytetit Kresna në Bullgari.

Marketing

Agjencia BGNES njofton se në këtë aksident është lënduar edhe një shtetas armen. Të dy personat janë lënduar pas goditjes së drejtpërdrejtë mes makinës “Audi” me targa të Armenisë dhe kamionit “Mercedes” me targa të Maqedonisë.