Pesë të vdekur nga gripi në Malin e Zi

Pesë persona kanë vdekur nga gripi gjatë javës së kaluar në Malin e Zi, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.
Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Marketing

Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal, thuhet në deklaratë.

Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, që është dy herë më shumë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Pritet që epidemia do të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet”, thuhet në deklaratë.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, rreth 60 për qind, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje, raporton agjencia Beta.