Kosovë, Veseli jep lajmin e shumëpritur: Mësimi fillon të hënën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeveritar, Kadri Veseli, jep lajmin e gëzueshëm për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Veseli ka arritur që në një takim në kabinetin e tij në Kuvend të bindë sindikatën e arsimit të ndërpres grevën dhe nga e hëna mësimi të filloj.

Marketing

Kreu i koalicionit ka arritur të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe i ka siguruar se shumë shpejt rritja do të shkoj deri në nivelin e premtimit që u kishte dhënë më parë.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur! Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.