Katër ish ministra dhe zëvendës ministra të bujqësisë mëngjesin e sotëm janë arrestuar në një hetim lidhur me keqpërdorimet e ndihmës bujqësore si dhe dhënien e tokës bujqësore në pronësi të shtetit, shkruan Tellma.
Në aksionin e repartit për krim të organizuar në MPB janë arrestuar ish ministrat Ace Spasenovski dhe Mihail Cvetkoski, si dhe ish zv/ministri Kristian Dellev.
Të tre janë dërguare në gjykatë, ndërsa i dyshuari i katër është deputeti aktual Lupço Dimovski, të cilin policia ende po e kërkon.