Presidenti koncensual, ja çfarë thonë në LSDM

Koncepti për president koncensual akoma është gjallë mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI, bëjnë të ditur burime të larta partiake të LSDM për televizionin 1TV.

Marketing

Sipas tyre, kjo temë ende nuk është mbyllur edhe pse BDI ka vendosur që në zgjedhjet presidenciale të garojë me kandidat të saj.

Këtyre ditëve pritet që përfaqësuesit e dyja partive të takohen në takime bashkërenduese për të vlerësuar se a dakordohen për një kandidat të përbashkët për president dhe cila do të jetë kandidatura më e pranueshme, informon INA.

Nga LSDM theksojnë se profili i kandidatit duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë qytetarët dhe të mos shihet si kandidat partiak.

Partitë shqiptare opozitare po ashtu kanë bërë të ditur se do të dalin me kandidatin e tyre, por deri tani nuk dihet se a do të ketë koalicionim mes tyre.