Pas disa zërave se kinse “Germania Arilines” ka krizë dhe nuk ka paguarë pagat punëtorëve të saj, vjen edhe sqarimi zyrtar nga vetë kompania në fjalë ku përgënjeshtrojnë kategorikisht një gjë të tillë. Nga kjo kompani thonë se Germania Flug AG është një linjë ajrore e pavarur zvicerane.
Nga kjo kompani prestigjioze gjithashtu potencojnë se kanë paguar të gjitha pagat punëtorëve, përfshirë pagat për muajin janar të këtij viti dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në lajmin që ka publikuar “Spiegel Online” se gjoja kjo kompani nuk i ka paguar punëtorët e saj.
“Operacionet ajrore të Zvicrës nga Zürich dhe Gjenevë nuk preken nga sfidat e linjës ajrore të Gjermanisë Fluggesellschaft. Gjithashtu, Swiss Flug AG zvicerane i pagoi të gjithë punonjësit e saj për muajin janar të vitit 2019 në orar dhe në mënyrë të plotë. Operacionet e fluturimit nga Zvicra nuk do të ndikohen nga situata në Gjermani – kjo përfshin fluturimet nga Air Prishtina nga Cyrihu në Prishtinë, Shkup, Ohër si dhe nga Gjeneva në Prishtinë”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Kompania “Germania Arilines” njihet si një ndër kompanitë më të sigurta ajrore për pasagjerët njëashtu edhe për punëtorët e saj, ku deri më tani nuk ka pasur asnjë skandal apo vërejtje publike për shërbimet që ofron për pasagjerët por edhe për trajtimin ndaj punëtorëve të saj që me përgjegjësi maksimale kryejnë misionin dhe punën për të cilën janë angazhuar. Nga kjo kompani gjithashtu kategorikisht mohojnë zërat që janë pranë falimentimit, ku thonë se kompania ka një gjendje stabile financiare dhe se pasagjerët dhe punëtorët nuk kanë pse të brengosen sepse puna do të vazhdon ashtu siç ka qenë deri më tani.