Spasovski tregon detajet e arrestimit ish-ministrave…

MPB në bashkëpunim me prokurorinë sot ka realizuar aksion për arrestimin e katër ish ministrave dhe zëvendësministrave të Bujqësisë në lidhje me hetimin për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar gjatë ndarjes së ndihmës bujqësore dhe dhënien me qira të tokës bujqësore me çka i kanë shkaktuar dëm prej mbi 1,4 milionë euro Buxhetit.

Marketing

Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas mbylljes solemne të Trajnimit “Identifikimi i prejardhjes së zjarrit – fatkeqësi apo vepër penale” që u mbajt në Qendrën për trajnim në Idrizovë në organizim të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Spasovski theksoi se janë siguruar të gjithë katër personat të cilët janë përfshirë në hetim dhe shtoi se të gjitha informacionet në lidhje me këtë rast do të sigurohen kur të përfundojë ky proces në një kumtesë të përbashkët me Prokurorinë Publike.

Hetimi, siç ishte bërë e ditur më parë, është kundër ish ministrave të Bujqësisë Aco Spasenovski, Mihail Cvetkov, Lupço Dimovski si dhe kundër ish zëvendës ministrit Kristian Delev.