Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo sot njoftoi se SHBA-ja prej nesër do ta ndërpres zbatimin e Marrëveshjes për forca bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF).
Shefi i Departamentit të shtetit, gjithashtu, tha se Uashingtoni për gjashtë muaj tërësisht do të tërhiqet nga kjo marrëveshje historike e arritur në vitin 1987, nëse Rusia nuk e ndërpret shkeljen e paktit për kontroll të armatosjes.
Moska përgënjeshtron se e ka shkelur marrëveshjen me të cilën të dy palëve u ndalohet lansimi i raketave me rreze të mesme dhe të shkurtra veprimi në Evropë.
Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se nëse SHBA-ja publikon se po tërhiqen nga Marrëveshja me Rusinë, atëherë Gjermania do ta shfrytëzojë periudhën gjashtë mujore për tërheqje formale me qëllim që t’i jepet mundësi për negociata të mëtejshme.
Procesi zyrtar për daljen nga marrëveshja INF zgjat gjashtë muaj pas publikimit të ndërprerje të bashkëpunimit.