Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti i RF të Gjermanisë Frank Valter Shtajnmaer në një bisedë telefonike e kanë konstatuar rëndësinë historike të Marrëveshjes së Prespës, si për vendin tonë, ashtu edhe për tërë rajonin dhe Evropën, kumtoi sot pasdite shërbimi qeveritar për media.
“Kryeministri Zaev e falënderoi presidentin Shtajnmaer për mbështetjen që Republika Federale e Gjermanisë e ofron gjatë tërë procesit të krijimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për mbështetjen të cilën presidenti e jep për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”, thuhet në kumtesë.
Presidenti Shtajnmaer gjatë bisedës i ka përshëndetur diplomacinë dhe shembullin diplomatik të cilin kryeministri Zaev e jep për rajonin dhe për Evropën, duke e vlerësuar si vlerë progresive për tërë rajonin.