Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur kurën për shërimin e kancerin dhe do të jetë në dispozicion vetëm për një vit.
Deklarta u bë nga studuesit në Izrael, të cilët besojnë se kura e zbuluar do të jetë efektive për të gjitha llojet dhe format e sëmundjes.
Kompania e ilaçeve Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd (AEBi) tha se pacientët do kenë shumë më pak efekte anësore nga trajtimi, që do zgjasë vetëm disa javë.
“Ne besojmë se për një vit do të ofrojmë një kurë që do shërojë kancerin,”-tha përfaqësuesi, Dan Aridor për The Jerusalem Post.
“Kura jonë do jetë efektive që nga dita e parë dhe do zgjasë vetëm disa javë. Kura nuk do ketë efekte anësore, ose do jenë minimale dhe do vijë me një kosto shumë më të ulët se shumica e trajtimeve të tjera në treg.”
Mjeku Ilan Morad tha se zbulimi i kompanisë, i quajtur MuTaTo (multi-target toxin) do të veprojë si një antibiotik i kancerit.
Ai shtoi se ilaçi specifik do t’i jepet pacientëve me lloje të ndryshme të kanceri.
“Trajtimi është testuar tek minjtë. Rezultatet ishin të mira,”-tha Morad .