Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që ta lirojë nga pozita e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon, raporton Gazeta Express
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
“Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës.
Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, ka shkruar kryeministri.