Prokuroria Publike e Shkupit e fton ministren e Punës dhe Politikës Socile, Mila Carovska të premten, më 8 shkurt të jep dëshmi për padinë penale që e ngriti Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ftesa e Carovskës vjen pasi në Prokurorinë e Shkupit është dorëzuar padi penale kundër personave të panjohur për mospagesën e fondeve në shtyllën e dytë të pensioneve të 12 mijë të siguruarve. Carovska do të duhet që së pari para Prokurorisë t’i shpjegojë gjetjet nga kallëzimi penal.
Sipas deklaratës publike të ministres Carovska, 19 milionë euro për sigurim pensional në dhjetë vitet e kaluara nuk është paguar në shtyllën e dytë, që është e detyrueshme dhe ku të siguruarit kanë llogari te dy të shoqatat pensionale.