Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski, beson se në rast se do të organizoheshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare atëherë partia e tij do t’i fitonte ato.
Lideri opozitar thotë se në një rast të tillë ata do ta formonin qeverinë dhe të kthenin prapa disa prej proceseve që dëmshme për vendit, siç i vlerëson ai.
“Do t’i shihni hapat dhe cilat procese VMRO-ja do t’i ndryshojë në të ardhmen”, tha Mickoski, në intervistën e tij për “Radio Evropa e Lirë”.