KSHZ-ja për herë të parë do të monitorojë portalet gjatë fushatës parazgjedhore. Ky detyrim, institucionit për organizimin e zgjedhjeve ju dha muaj më parë, gjatë ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor.
Kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski njoftoi se tashmë, në bashkëpunim me IFES, është përgatitur metodologjia e cila planifikon monitorimin e portaleve me domen të Maqedonisë, të cilat paraprakisht do të duhet të regjistrohen.
Kodi Zgjedhor na mundëson ndjekje më të lehtë meqë detyron portalet që të regjistrohen, të përpilojmë regjistër dhe të jenë portalet që janë regjistruar se persona juridik vendor, me certifikatë të regjistrit qendror, gjë që praktikisht e kufizon numrin e portaleve të cilat mund të ndiqen.
Në pajtim me ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, kjo do të jetë një nga kushtet bazë për dorëzimin e raportit në Ministrinë e Financave nëse ka edhe reklamim të paguar politik në këto portale.” – kishte thënë Oliver Derkoski, kryetar i KSHZ-së
Por organizatat e mediave janë skeptikë për suksesin e këtij detyrimi të ri të KSHZ-së. Sipas tyre, procesi i monitorimit do të duhet të planifikohet më mirë dhe të realizohet nga persona profesionistë.
Sinqerisht, duhet ta pranoj se jam e rezervuar rreth asaj që do të vijojë sepse kemi shumë pyetje pa përgjigje se sa janë kapacitetet para së gjithash për ndjekje të punës së internet-portaleve, gjegjësisht se cila do të jetë përgatitja profesionale e personave dhe ekipit i cili do të ndjekë punën e portaleve.
Nëse duhet të ndiqet puna e portaleve duhet të zhvillohet një kornizë e mirë se cilët do të jenë kriteret, si kjo do t’i transmetohet publikut, me qëllim që të jetë e konfirmueshme dhe e kontrollueshme në ndonjë mënyrë, edhe puna e atyre që monitorojnë.” – ishte shprehur Marina Tuneva, drejtore e Këshillit të Etikës në media.
Në afat prej pesë ditësh nga shpallja e zgjedhjeve presidenciale, parashihet të fillojë formimi i regjistrit të portaleve. Nga KSHZ-ja thonë se do të angazhojnë pesë persona për monitorim. Ata njoftojnë se në asnjë vend tjetër s’ka metodologji të ngjashme në bazë të të cilës mund të veprojnë, por sukseset e këtij procesi do të shihen në fund. Portalet që shkelin rregullat gjatë raportimit në fushatë zgjedhore do të ndëshkohen, por masat që do të ndërmerren fillimisht do të jenë më të lehta.