Vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Në Gjykatën penale në Shkup vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Marketing

Rastin e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.

Në seancën e kaluar u prezantuan dëshmitë e siguruara me masa të posaçme hetimore, por opinioni ishte përjashtuar.
Rasti “Monstra” në shkurt të vitit të kaluar filloi prej fillimit, pasi që rastin e mori PSP-ja.

Për varsjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Dmeiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Mosntra” e mori PSP dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.