Gjykatësja Olja Ristova e cila i gjykon funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, në rastin “Titanik 3” tërhiqet nga lënda.
Ristova nga kreu i Gjykatës Penale ka kërkuar të tërhiqet nga lënda, ndërkohë që Gjykata ka pranuar kërkesën e saj.
Shkak për tërheqjen sipas Ristova është deklarata e Katica Janevës e cila theksoi se nuk ka rend në Gjykatë.