Maqedoni, mbi 200 gra ndërrojnë jetë nga kanceri në qafën e mitrës për pesë vite

203 gra kanë ndërruar jetë në periudhë prej vitit 2012 deri në vitin 2016 nga Kanceri në qafën e mitrës. Numri i të prekurve nga kjo sëmundje për çdo vit rritet, kanë treguar rezultatet nga analiza e Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave-ESE.

Marketing

Nga kjo shoqatë fajin e hedhin tek Ministria e Shëndetësisë, se po ndahen pak mjete për preventivë të kësaj sëmundje. PAP testet mbulojnë vetëm 28% të numrit të përgjithshëm të grave deri në moshën 60 vjeçare, kanë thënë nga kjo shoqatë.

Në vend se të shtohen mjetet nga Ministria gjithmonë e më shumë po shkurtohen të njejtat. Gratë e sëmura alarmojnë për mungesa në sistemin shëndetësor. Njëri ndër problemet kryesore në periudhën e kaluar ka qenë ajo që edhe pse ka pasur gra të prekura nga kanceri ato kanë pritur me shumë se një muaj për të kryer mamografinë.