Inspektorati i Qytetit të Shkupit deri më tani dy herë ka intervenuar në Spitalin Spacial për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair. Sot sërish është dërguar inspektorati si vërejtje e fundit deri te spitali dhe deri te Ministria e Shëndetësisë që ta zëvendësojnë kazanin. Nëse nuk veprojnë në këtë mënyrë, spitali do të mbyllet nga ana e Qytetit. Spitalit i është dhënë afat prej 30 ditëve.
Këtë në konferencën e sotme për shtyp e bëri të ditur kryetari i Qytetit Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për incizimet që sot u paraqitën në opinion, ku shihet se si tym del nga oxhaku i Spitalit për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair.
“Nuk duam të shkaktojmë ndonjë krizë, por duhet përfundimisht secili të përgjigjet për obligimet e veta. Nëse ai kazan ndot, ndërsa ndot, sepse tashmë dy herë është konstatuar, kemi lëshuar njoftim deri te drejtori i spitalit. Në inspektimin e sotëm, pasi do t’i marrin rezultatet, do ta drejtojë shkresën edhe deri te ministri i Shëndetësisë. Pres se në mënyrë intervente do të reagojnë sepse në atë qark lindin foshnja”, tha Shilegov.