Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, u mbajt mbledhja e 41 e Komitetit të Punës për Çështje Evropiane (KPIE), cilën kryesoi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Në mbledhje u hapën temat aktuale lidhur me integrimet evropiane të vendit: skriningu shpjegues, statusi i implementimit të Planit 18, statusi i NPAA 2019-2021, statusi i absorbimit të IPA-s etj. Në mbledhje u bë një përmbledhje w indikatorëve kyç përmes të cilëve ndiqet progresi në procesin e integrimit evropian të vendit tonë.
“Sapo u ktheva nga dy vizita shumë të rëndësishme, vend kryesues – Rumania, si dhe Finlandë që pas Rumanisë do të kryesojë me Bashkimin Evropian. Dhe jo vetëm atje, por edhe në të gjitha takimet dhe bisedime tjera, mesazhin që morëm është i qartë – më nuk kemi pengesa në rrugën tonë të integrimit evropian dhe fillimi i negociatave varet vetëm nga ne” – theksoi Osmani në fillim të takimit, duke ju potencuar të pranishëmve se pikërisht ky Komitet i Punës paraqet thelbin e strukturës udhëheqëse që duhet ti jep reformat e parapara në dy muajt e ardhshëm.
“Fokusi i periudhës së ardhshëm do të jetë në masat që merren për realizimin e rekomandimeve të Raportit të Bashkimit Evropian për vitin 2017, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Reformave Urgjente Prioritare, dy raportet r grupit ekspertë të lartë në fushën sundimit të ligjit, Plani 18, sugjerimet dhe rekomandimet nga mbledhjet e organeve në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, rekomandimet e Raportit të misioneve vlerësuese dhe mbledhjet e mbajtura në nivel teknik, dhe në këtë drejtim sot do ti shqyrtojmë aktivitetet e realizuara deri më tani”- theksoi Osmani.
Në vazhdim të mbledhjes u shqyrtua edhe statusi i realizimit të NPAA-s 2019-2021, statusi i zbatimit të IPA-s, si dhe statusi i realizimit të detyrimeve nga misionet vlerësuese.
Komiteti i Punës për Integrime Evropiane (KPIE) është trup më i lartë administrativ në Qeverinë ku anëtarë janë sekretarët shtetëror të ministrive, kryesuesit e Nën-komiteteve, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë e administratës së Sekretariatit për Çështje Evropiane.