EVN bëri donacion aparat diagnostikimi të hershëm të dëmtimit të dëgjimit tek të porsalindurit në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Në departamentin e Akusherisë dhe Neonatalogjisë të këtij spitali, brenda një viti lindin rreth 1.400 foshnje ndaj të cilave do të kryhet ky ekzaminim i rëndësishëm. Deri më tani, për këta ekzaminime të gjithë foshnjet nga Maqedonia duhej të udhëtonin deri te Klinika për Otorinolaringologji në Shkup. Këtë donacion EVN e realizoi në mbështetje të Project HOPE në Maqedoni.
„Aparati që e bëjmë donacion sot është pajisje e detyrueshme e departamenteve neonatalogjike të Evropës Perëndimore dhe i njejti është në pajtueshmëri të standardeve më të larta evropiane. Më e rëndësishmja për ne është që prindërit të cilëve ju lindin fëmijë në spitalin regjional në Kumanovë, ju largojmë një brengë gjatë periudhës më sensitive të jetës. Ata deri tani duhej të udhëtonin deri në Shkup për këtë lloj ekzaminimi, edhe atë pasi që të vërejnë probleme të dëgjimit te fëmijët e tyre. Falënderim të madh për Project HOPE, për atë që na udhëzuan se ku është e nevojshme ndihma jonë, por edhe për mbështetjen që na ofruan në realizimin e këtij donacioni.“ deklaroi z. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni gjatë kohës së dorëzimit të pajisjes.
„Jetë cilësore do të thotë shëndetësi cilësore. Për arritje të këtij qëllimi, është e detyrueshme ndihma e të gjithë veprimtarëve të shoqërisë. EVN duhet të shërbejë si shembull pozitiv për kompanitë e sektorit privat me atë që e dalloi nevojën për donacion në shëndetësi. Por, Project HOPE janë ata që na ndihmuan të drejtohet në mënyrë të përshtatshme vullneti i mirë i donatorëve privat. Jemi falënderues për mbështetjen e tyre shumëvjeçare të shëndetësisë maqedonase, ndërsa në dy vitet e fundit e theksuar në përmirësimin e shëndetit të nënave dhe foshnjeve, gjë për qeverinë tonë përfaqëson një nga kushtet primare“ deklaroi Ministri i Shëndetsisë z. Venko Filipçe.
Falënderim për EVN dhe Project HOPE drejtoi dhe d-r Snezhana Zaharieva, drejtoreshë në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Ajo theksoi se spitali në Kumanovë të cilin e vizitojnë pacientë të rajonit veri-lindor dhe më gjërë, përfaqëson një nga spitalet në Maqedoni ku ka më shumë lindje dhe përmisimi i vazhdueshëm i kushteve të departamentit të Akusherisë dhe Neonatalogjisë ka rëndësi të veçantë.
Project HOPE është organizatë ndërkombëtare e cila shërben si urë lidhëse që i lidh donatorët me institucionet shëndetësore dhe garanton harxhim të përshtatshëm të mjeteve për donacion. Ata lajmëruan se do të vazhdojnë me përmirësim të pajisjeve dhe kualifikimeve të personelit të departamentit të Akusherisë dhe Neonatalogjisë në Kumanovë. Z. Jan van den Berg i Project HOPE Gjermani tha se EVN është shembull i rrallë në Maqedoni që e praktikon këtë formë të donacionit. Ai rikujtoi se Project HOPE në kontinuitet pajis klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup dhe spitalin special të gjinekologjisë dhe akusherisë në Çair. Këto përpjekje janë në koriniza të qëllimeve globale të organizatës, dhe ata janë shëndeti i nënave dhe foshnjeve.
Për problemet eventuale të dëgjimit si zakonisht nevojiten muaj dhe ndonjëherë edhe vite për zbulim në mungesë të aparaturës së përshtatshme. Me anë të zbulimit të hershëm, fëmijët do të mund të trajtohen në kohë dhe në mënyrë të përshtatshme dhe të jetëjnë jetë më cilësore pavarësisht dëmtimit. Personeli i departamentit të Akusherisë dhe Neonatalogjisë në Kumanovë njëkohësisht me instalimin e pajisjes, do të trajnohen për përdorim të drejtë të aparatit për skrining të dëgjimit dhe me këtë të fillohet realizim i menjëhershëm i ekzaminimeve.