Rama e quajti “kazan”-Kjo përgjigje e Zërit të Amerikës nuk do i pëlqej aspak Edit

Zbulimi i skandaleve të fundit në Shqipëri, të cilat kanë të bëjnë me punësimin në burgje, si dhe procesin e blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017, ka rikthyer fuqshëm tek audienca shqiptare, Zërin e Amerikës.

Marketing

Duke marrë shkas nga materialet investigative dhe reagimit të Kryeministrit Edi Rama, që e etiketoi si “kazan”, gazeta “Shekulli”, mbajti një korrespondencë me Zërin e Amerikës, për çështjen në fjalë.

Elez Biberaj, shefi i seksionit të Euro Azisë, tek Zëri i Amerikës, tha se: “Shërbimi Shqiptar i Zërit të Amerikës, ka ofruar vazhdimisht raportime të sakta dhe të paanshme për zhvillimet në Shqipëri dhe unë qëndroj plotësisht pas integritetit dhe gjykimit të lajmeve.

Shërbimi Shqiptar, me krenari vazhdon misionin e Zërit të Amerikës për të prodhuar gazetari me vlerë të jashtëzakonshme në mbështetje të lirisë dhe demokracisë dhe fuqizimin e audiencës së saj me lajme dhe informacione të sakta, objektive dhe të balancuara, në mënyrë që ata të mund ndërmarrin vendime për të informuar”.

Lajmet e Zërit të Amerikës kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në rrëzimin e regjimeve komuniste në Evropën Lindore, posaçërisht në rënien e komunizmit në Shqipëri./ Gazeta Shekulli