Ahmeti takoi Ambasadorin e Francës, ja çka biseduan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier.

Marketing

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni dhe rajon duke konstatuar arritjet e fundit në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, integrimit euroatlantik, ndërsa biseduan edhe për hapat që nevojiten tē ndërmirren në muajt në vijim.

Z. Ahmeti foli për suksesin e arritur në marrëdhëniet me fqinjtë, barazinë gjuhësore dhe integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa elaboroi qëndrimet e BDIsë mbi zgjedhjet e ardhshme presidenciale duke theksuar qëndrimet unanime të partisë nga mbledhja e fundit e kryesisë.
Lideri Ahmeti theksoi që BDI ka nisur procesin e ndërtimit strukturor dhe programor të partisë për dy dekadat para nesh.

Sa i përket dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, z. Ahmeti shprehu besimin e plotë tek institucionet legjitime në Kosovë, përfshirë Presidentin, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe kryetarët e partive politike, në këtë proces. Palët në kontest duhet të gjejnë kompromis në të mirën e dy vendeve, por edhe të gjithë rajonit.