UEFA kthen prapa Bayernin për Mullerin

Muller nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Liverpoolit në Champions League.

Marketing

Bayern Munich ka bërë të ditur se UEFA ka refuzuar apelimin për suspendimin me dy ndeshje për Thomas Muller pas ndërhyrjes së ashpër në mbrojtësin e Ajaxit, Nicolas Tagliafico, në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League.

Dënimi me dy ndeshje do të mbetet në fuqi, çka do të thotë se 29 vjeçari do t’i humbasë të dy takimet me Liverpoolin.
“Refuzohet apeli, do të jemi pa Mullerin në dy ndeshjet e ardhshme të Champions League kundër Liverpoolit”, ka shkruar Bayerni në “Twitter”.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet me 19 shkurt në “Anfield”, kurse ajo e kthimit me 13 mars në “Allianz Arena”.