Fatkeqësitë nuk kanë të ndalur për Jose Mourinho, përderisa trajneri portugez është duke tentuar ta gjejë një punë, pasi që u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor të vitit të kaluar.
Në fakt, ish-trajneri i Manchester Unitedit u turpërua në fundjavë, pasi u rrëzua teksa tentonte të largohet nga një fushë e “ice hockey” në Rusi, ku ishte ftuar si mysafir i veçantë, transmeton Gazeta Express.
Pasi e filloi ndeshjen duke e gjuajtur topin e lojës në fushë, Mourinho tentoi të largohet nga fusha për ta lejuar vazhdimin e lojës. Megjithatë, ai u pengua në tepihun e shtruar mbi akull dhe u rrëzua.
Ky rrëzim vjen vetëm disa muaj pasi Mourinho kishte mbetur i turpëruar pas një incidenti të ngjashëm. Atë herë, Mourinho ishte penguar në një litar jashtë stadiumit Wembley, mirëpo më vonë kishte sugjeruar se ishte rrëzuar qëllimisht.
“Njerëzit më telefonuan dhe ma kërkuan këtë rrëzim në Wembley sepse kishin nevojë për lajme nga unë. Kështu që, unë u rrëzova qëllimisht në mënyrë që ju të keni material për të folur për mua”, kishte thënë Mourinho.
https://twitter.com/1888JT/status/1092502274813972480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1092502274813972480&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsport%2Fmourinho-rrezohet-ne-akull-videoja-shperndahet-gjithandej-ne-internet-623420%2F