Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, të enjten do të dorëzohet për shqyrtim në Komisionin e autorizuar për çështje kombëtare të Mbrojtjes dhe Jashtme në Kuvendin grek, kurse të premten do të jetë para deputetëve grekë në seancë plenare, pas së cilës vijon votimi, tha kreu i Kuvendit grek, Nikos Vucis.
Është parashikuar që Komisioni dhe seancën plenare të zgjasë nga një ditë.
Që të votohet protokolli, kërkohen 151 vota, ndërsa pritet që të gjithë deputetët që votuan për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, gjithashtu ta mbështesin anëtarësimin në NATO.