Xhaferi: Nëse Gruevski angazhon avokat, mund të kthejë pagën e deputetit

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi në intervistë për Tv21, ka deklaruar se në seancën parlamentare në të cilën u mor vendimi që ti ndërpritet rroga e deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ka votuar i përmbajtur pasi që ka vlerësuar se nuk janë respektuar në tërësi procedurat ligjore.

Marketing

Kryeparlamentari Xhaferi, vlerëson se nëse Gruevski angazhon avokat në lidhje me vendimin e miratuar për ndërprerjen e rrogës së deputetit, mund që ta fiton kontestin dhe ti kthen paratë edhe atë me kamat.

Ndërsa lidhur me vendimin të cilin e ka miratuar Gjykata Supreme me të cilën Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk mund që pas 18 muajve nga marrja e lëndës të inicojë aktakuza dhe hetime të reja, Xhaferi thotë se Gjykata ka futur “hundët” në ingerencat e Parlamentit.

“Gjykata Supreme mori të drejtën që të interpretojë Ligjin për PSP-në pa pasur kompetencë për këtë.

Kompetenca për këtë ka vetëm se Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese. 30 vite jam në politik dhe për herë të parë ndodh që Gjykata Supreme të komentojë një ligj pa konsultim paraprak me Parlamentin apo Gjykatën Kushtetuese”, tha Xhaferi.