VMRO-DPMNE shpalli emrat e kandidatëve të paraqitur për kandidat për president të shtetit. Deri tek kjo parti opozitare kanë arritur gjithsejtë 10 kandidatura, ndërkohë që një kandidaturë nuk është pranuar meqë është dorëzuar pas skadimit të afatit.
Kandidatë për presidentë janë paraqitur: Nikita Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija Dimovski, profesor në pension në Fakultetin e Pylltarisë, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski.
Kandidatët e paraqitur deri më 16 shkurt do të duhet të promovojnë programin e tyre në komitetet komunale të partisë. Ndërkohë që fjalën e fundit e ka Konventa e partisë që do të mbahet më 16 shkurt në Strugë.