Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar gjithsej 14 pacientë me simptome të fruthit.
Pas kontrollit, nga Klinika për Sëmundje Infektive informojnë se është hospitalizuar vetëm një paciente e moshës 39 vjeçare nga Gostivari, ndërsa pacientët e tjera janë lëshuar për kurim shtëpiak, për shkak të pasqyrës më të lehtë klinike të fruthit.
Nga to, 6 janë fëmijë të moshës nga 1 deri 2 vjeçare, të pa vaksinuar, ndërsa 7 të tjerët të moshës 21-38 vjeçare.
Momentalisht njoftojnë ata, në klinikën për Sëmundja Infektive janë të hospitalizuar 22 pacientë me fruth dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas të dhënave të ministrisë deri tani janë vaksinuar më shumë se 5.600 persona.