Theri shokun dhe rrahu inspektorin

Në afërsi të shkollës së mesme shtetërore “Braqa Milladinovci”, një banor i fshatit Vërzhallë, e ka therur me thikë një bashkëmoshatarin e tij nga fshati Batincë, rrethinë e Shkupit. Pas arrestimit nga policia, sipas burimeve të gazetës KOHA, personi A.B. (17 vjeçar) e ka sulmuar edhe inspektorin e policisë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupor, me çka pjesëtari i MPB-së është dërguar në spital.

Marketing

Ndryshe, në raportin ditor të policisë së Shkupit, tregohet në detaje ngjarja e cila ka ndodhur shkollës së mesme në lagjen Draçevë.

“Në stacionin policor në Draçevë, me datë 04.02.2019, rreth orës 09:20 është denoncuar se në rrugën “Kitka” afër Shkollës së mesme shtetërore ‘Braqa Milladinovci’, në lagjen Draçevë, ka ndodhur një përleshje fizike mes nxënësve A.B nga fshati Vërzhallë, i cili duke përdorur thikën i ka shkaktuar lëndime personit R.D. Menjëherë pas këtij rasti i lënduari është transferuar në Spitalin e përgjithshëm ‘Shën Naumi i Ohrit. Përveç arrestimit të A.B, në stacionin policor janë marrë në pyetje edhe pesë persona tjerë që kanë marrë pjesë në incident”, thuhet në raportin e MPB-së.