Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më shumë se një muaj nuk ka vepruar për propozimin e presidentit Gjorge Ivanov për anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor, thonë për Agjencin Shtetërore të Lajemeve të Maqedonisë nga kabineti i presidentit.
Prej atje thonë se në pajtim me dispozitat ligjore dhe afatet që në dhjetor të vitit të kaluar e kanë dorëzuar propozimin e Ivanovit në Kuvend. Prej atje nuk e zbulojnë emrin e propozimit, por thonë se bëhet fjalë për profesionistë, propozim që është me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë.
Në pajtim me Kushtetutën, presidenti propozon të dy anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë prej të cilëve njëri është pjesëtarë i komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në shtet. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor kanë mandat prej gjashtë vjetëve, me të drejtë rizgjedhje.
Propozimi i presidentit Ivanov duhet ta marrë vendin e Bekim Rexhepit, mandati i të cilit si anëtarët i Këshillit Gjyqësore skadoi në fund të dhjetorit të vitit 2018.