BDI le të hapura gjitha opsionet për kandidatin presidencial

Zv/Kryeministri Bujar Osmani sot ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim po i shqyrton gjitha opsionet për kandidat presidencial. Ai thotë se bisedimet po zhvillohen në kahje të ndryshme, por ende nuk ka diçka konkrete që të thotë se këtë rradh do të zgjedhin për opsionin për kandidat nga partia ose opsionin për kandidat i cili do të jetë i përbashkët. Kjo do të jetë çështja që do të diskutohet në ditët e ardhshme, tha Osmani.

Marketing

“BDI vendosi të fillon procesin e identifikimit të kandidatit potencial, por ndërkohë po krijohen kushte për bashkëpunim, atëherë kjo bisedë do të ndryshohet nga kandidati partiak në një të përbashkët”, potencoi Osmani.