Parlamenti i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 77-të në rend dite të së cilës janë propozim ligjet për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, të dyja në procedurë të shkurtuar dhe të parashtruara prej deputetëve të pushtetit.
Në rend dite të seancës janë edhe propozim ligjet për kundërvajtje, për Këshillin Gjyqësor për kontestet administrative, dhe për përmbarimin e sanksioneve si dhe për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për gjykatat, të pestat në lexim të parë.