Afërdita ka një mesazh për Najçevskën e cila përmendi gratë shqiptare

Shkruan Afërdita Mislimi Hamza

Marketing

E prekur thellë nga ofendimi i zonjës Mirjana Najçevska, po reagoj me këtë shkrim sepse me gjasë e nderuara nuk e njeh historinë e një populli aq të lashtë…

Fakti që zonja Najçevska, u përpoq të ironizojë me koment mbi një fotografi në të cilën fyen në mënyrë të ulët simbolin e shqiponjës, duke e krahasuar me një flutur, me të cilin krahasim u përpoq të përul një popull të tërë, më tregon se zonjës së lartpërmendur më duhet t’ia shpjegoj historinë e popullit shqiptar dhe shqiponjës dykrenore, simbol i cili në vete ngërthen shumë elemente fisnike, simbol i cili paraqet krenarinë, lirinë dhe forcën me të cilën identifikohemi ne si popull shqiptar dhe i cili përjetohet si simbol kryesor kombëtar.

Ky simbol me dy krerë mes shumë kuptimesh, paraqet edhe barazinë gjinore të kombit tonë të shprehur edhe në flamurin kombëtar!
Zonjën e cila me komentin e saj u mundua të ironizojë femrën shqiptare, femrën e cila shquhet për mençurinë dhe trimërinë e trashëguar nga mbretëresha jonë ilire Teuta, zonjës e cila merr guximin të flasë për gruan shqiptare e cila sa herë që qe nevoja ishte aty: në krye të frontit, në krye të shtetit, në ushtri, bashkë me luftëtarë, do ta kisha lutur që para se të merr guximin të flasë për simbole dhe gra të një populli për të cilat s’ka dijeni të flasë, le të lexojë të paktën diçka mbi historinë e atij populli!