Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar në Bruksel, protokollin që i hap rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën veri-atlantike.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur këtë vendim duke e quajtur një vendim të madh për tërë rajonin.
“Përshëndes nënshkrimin e protokollit të pranimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, nga 29 shtetet anëtare. Më shumë NATO në rajon do të thotë më shumë siguri, paqe dhe stabilitet”.
“Hap i madh për tërë rajonin tonë, që synon paqen e përhershme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook .