Sot po korrim atë që kemi mbjellë gjatë dekadave pas nesh, bashkë dhe të palëkundur nga qëllimi”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në postimin e tij në Fejsbuk pas aktit të nënshkrimit në Bruksel të Protokollit për hyrjen e Maqedonisë në NATO, duke e quajtur ditën e sotme një ditë të veçantë.
“E jashtëzakontë! Dita e sotme është shumë e veçantë për secilin nga ne, për vendin, për rajonin, por edhe për komunitetin euro-amerikan të vlerave të përbashkëta demokratike, liridashëse dhe solidare”, citon Ahmeti në statusin e tij.
Ai thotë se duhet që të jemi krenar që po i jetojmë këto ditë bashkërisht dhe kemi mundësi të japim kontribut në realizimin e synimeve dhe ndërtimin e ardhmërisë.
Protokolli për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO u nënshkrua sot në Bruksel, ndërsa në aktin e nënshkrimit merrnin pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov.
Me nënshkrimin e Protokollit Maqedonia bëhet pjese e të gjitha trupave dhe organeve të Aleancës me të drejtë që të marrë pjesë në debate, por jo edhe me të drejtë vote. Ky status do të zgjatë derisa nuk përfundon procesi i ratifikimit të protokollit në parlamentet e të gjitha 29-vendeve anëtare të NATO-s.