12 milion denarë janë ndarë për ndërrimin e sistemit të ngrohjes së Klinikës së Gjinekologjisë në Çair, njoftoi ministri i Shëndetësisë. Ai tha se të gjitha dokumentet e nevojshme që i duhen Qytetit të Shkupit mbi procedurën e tenderimit, do t’i dorëzohen deri në fund të javës.
Një deklaratë e tillë erdhi pasi Shilegov tha se deri te Qyteti i Shkupit nuk ka mbërri asnjë dokument për fillim të procedurës për ndërrimin e sistemit të ngrohjes, derisa përgjigjej në pyetjen nëse Gjinekologjisë do t’i vazhdohet afati 30 ditor që e njëjta të mos mbyllet.
Unë kisha edhe një bisedë në telefon me kreun e qytetit, folëm mbi atë se deri ku kanë mbërritur procedurat, procesin e fillojmë deri të premten kështuqë besoj se në afat sa më të shkurtër kohor dhe në përputhje me atë çfarë shkruhet në Ligj ashtu do të përfundojë, ne do të mund të instalojmë sistemin në Spitalin në Çair. Janë ndarë mjete në vlerë prej 12 milion denarësh për këtë qëllim”- pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.