Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në orët e pasdites gjatë seancës së 77-të, me procedurë të shkurtuar miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike të propozuar nga koalicioni qeverisës dhe të firmosur nga deputetët Aleksandar Kiracovski, Rxhail Ismaili, Bllagojçe Trpevski dhe Jusuf Hasani.
Me këtë ndryshim vendoset funksioni i zëvendësdrejtorit në të gjitha ndërmarrjet publike.
Në rendi e ditës gjatë seancës së sotme me procedurë të shkurtuar ishte dhe draft-ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit e cila ishte propozuar nga shumë deputetë, por për të cilën kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi informoi se është tërhequr.