Sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e vdekjes së 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili ndërroi jetë pas dhunës fizike me dy persona tjerë në stacionin e autobusëve në Shkup.
Rasti udhëhiqet nga gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska dhe ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar dëshmi dhanë dy të akuzuarit B.B dhe S.D.
Sipas aktit prokuror, të akuzuarit së bashku me L.J (19) i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar kanë rrahur fizikisht Sazdovskin në stacionin e autobusëve, në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Autokomandë.
Nga lëndimet e marra Sazdovskiu më 9 korrik ndërroi jetë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.
Dy të akuzuarit janë në paraburgim në burgun e Shuto Orizares, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili akoma është i pakapshëm për organet e rendit, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar dhe vendor.